AKSIDENTET NË BALLKAN Në Ballkan nga aksidente rrugore çdo vit humbin jetën rreth 1.700 persona. Ekspertët paralajmërojnë se, në krahasim me Evropën, në vendet e rajonit vdekjet në aksidente janë tre herë më të mëdha. Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e AA, në rrugët e Ballkanit, mesatarisht në vit humbin jetën rreth 1.700 persona, ndërsa 141 në muaj.
AKSIDENTET NË KOSOVË Në Kosovë gjatë vitit të fundit kanë ndodhur 16.295 aksidente trafiku, që morën 127 jetë njerëzish. Sipas Policisë së Kosovës, u lënduan 9.713 persona. "Në analizat e kryera nga Policia e Kosovës, u konstatua se ndër shkaqet kryesore që shkaktojnë aksidentet janë tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës midis automjeteve, si dhe gjendja teknike e automjeteve dhe kushtet e rrugëve,".
Me moton : " Të ngasësh veturën nuk është kënaqësi e madhe, por është përgjegjësi shumë e madhe ".